Fatmir Besimi është kuadër të cilin do e kishte dëshiruar çdo institucion ekonomiko-financiar përfshi këtu edhe Banka Popullore, por kjo është çështje e ekspertizës së tij profesionale e jo e kombinimeve partiako politike. Kështu thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa mohon të ketë marrëveshje me LSDM-në për ndërrimin postesh, konkretisht emërimin e ish-ministrit Fatmir Besimi në postin e guvernatorit, ndërsa guvernatorja e BPMV në vendin e ministres së Financave.
”E para, partnerët e koalicionit nuk funksionojnë me kushtëzime, por me marrëveshje të ndërsjella dhe e dyta: demantojmë se është biseduar ndonjëherë me cilin do për kombinime te tilla. Fatmir Besimi është kuadër, të cilin do e kishte dëshiruar çdo institucion ekonomiko-financiar përfshi këtu edhe Banka popullore por kjo është çështje e ekspertizës së tij profesionale e jo e kombinimeve partiako-politike”, thotë për KOHA, Osmani.