29/12/2024
Ballina Lajme Maqedoni Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë...

Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë në BE

Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani e përshëndeti angazhimin intensiv të Peach në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që e konfirmon edhe përkushtimin konzistent të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin tonë.

“Ministri e njoftoi të Dërguarin Special me procesin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të Skriningut, duke shprehur bindje se i njëjti do të kontribuojë në progresin e pashmangshëm eurointegrues, përmes progresit të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të BE-së në vend.

Reklama

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në fusha të tjera me interes të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët e huaj direkt më të mëdhenj në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga atje shtojnë se Peach siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha rreziqet dhe pasojat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Marketing