Osmani për dakordimet në Ohër: Nuk kam asnjë pritje, Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”,tha Osmani.

Ajo po ashtu theksoi se nga Serbia nuk ka asnjë pritje.

“Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”.