Osmani për Dialogun Strategjik: Parashihet heqja e vizave me SHBA

Kandidati i Frontit Europian për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani zotohet për ngritje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivel presidentësh. “Prapa çdo suksesi të këtij shteti ka një vulë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë Osmani kur flet për nevojën për kultivimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Marketing

“Ka një ngritje shumë më të lartë të nivelit të raporteve me SHBA në nivel të Dialogut Strategjik. Si President do të angazhohem që ai të ngritet në nivel të presidentëve të shteteve, që të ketë një peshë edhe më të madhe” theksoi Osmani.

Kryediplomati, Osmani sqaroi se partneritetin strategjik të nënshkruar në 2008-tën e shihte si kornizë, prandaj punoi që ta shndërronte atë në proces.

“E nisëm këtë ide me një non-paper, i cili fillimisht nuk zuri rrënjë, derisa Sekretari Blinken e aprovoi si model dhe para dy viteve në Washington, më 2 korrik, e kemi nisur Dialogun Strategjik i cili është i përvitshëm, dmth çdo vit grupet e punës, (kemi përcaktuar pesë tema – siguria, shteti ligjor, tregtia, Diaspora ose regjimi i vizave dhe bashkëpunimi kulturor), duhet të përcaktojnë prioritetet. Një herë në vit do të takohemi në Shkup ose në Washington për të parë se deri ku kemi mbërritur” konkludoi Osmani.

Marketing