Osmani për rastin në Shtërpcë: Akt i patolerueshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të patolerueshëm aktin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë, teksa tha se autori duhet të vihet para drejtësisë.

Marketing

Osmani tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’iu ofrohet ambient i qetë dhe i sigurt.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, është shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen, një person i moshës 33 vjeçare është arrestuar dhe në të njëjtën kohë iu është konfiskuar arma.