Osmani për “Triling”: Mekanizmi më i mirë për të luftuar korrupsionin është anëtarësimi në BE

E vetmja mënyrë efektive për të luftuar korrupsionin është hapja e kapitujve në procesin e negociatave me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu thotë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në një intervistë për “Triling”.

Marketing

“Mekanizmi më i mirë për të luftuar korrupsionin është negociatat me BE-në. Në Botë nuk është krijuar një mekanizëm më të saktë për të luftuar korrupsionin, përveç përmbushjes së kritereve të Kopenhagës dhe anëtarësimit në BE. Ne si Qeveri themi le të fillojë ai proces që të aktivizohen ato mekanizma, ata mikroskop, instrumente për të luftuar korrupsionin. Dhe kemi anën tjetër që thotë – ‘jo, mos i aktivizoni ato mekanizma’. Këtu shtrohet pyetja: kush po përpiqet ta luftojë korrupsionin?”, tha Osmani.

Ministri beson se hapja e negociatave në kapitujt për drejtësinë, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë do të japë nxitjen e nevojshme për intensifikimin e proceseve reformuese në vend.

“Nuk ka rrugë tjetër, gjithçka është provuar. Gjithçka tjetër është improvizim. Ligjet më të mira mund të miratohen nëse nuk zbatohen, nuk ka rezultat. I vetmi instrument i provuar deri më tani për pastrimin e një shoqërie, pjesërisht, nga korrupsioni është anëtarësimi në BE, pra plotësimi i kritereve për anëtarësim. Nuk ka instrument më efikas se hapja dhe mbyllja e kapitujve, pra plotësimi i kritereve për anëtarësim në BE. Prandaj po luftojmë për hapjen e kapitujve”, thotë Osmani në intervistën e mbrëmshme për “Triling”.

Marketing