Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.
Ajo e ka quajtur Dole-n, hero lufte dhe politikan të respektuar.
Osmani theksoi se jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës, në luftën për pavarësi.
Postimi i plotë:
E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole.
Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi.
U prehsh ne paqe mik i dashur.