Osmani për vizitë në Austri, në fokus eurointegrimet

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Austrisë, ku do të realizojë takim me Ministren Austriake për Evropë Karoline Edstadler.

Marketing

Në kuadër të vizitës Osmani do të realizojë takim edhe me Barbara Kaudel Jensen, Këshilltare për Politikë të Jashtme e Kryeministrit Sebastian Kurz, si dhe me Peter Launsky-Tieffenthal, Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Austrisë.

Në agjendë Osmani planifikon vizitë edhe të Dhomës së Poshtme të Kuvendit Austriak, ku është paraparë takim me Deputetët- përfaqësues të Komisionit për Çështje Evropiane të kryesuar nga Kryesuesi Reinhold Lopatka.

Tema kryesore e takimeve do të jetë perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të Samiteve pranverore të BE-së, veçanërisht mbështetjen qe Republika e Austrisë e siguron për vendin dhe rajonin.

Vizita në Vjenë e Zëvendëskryeministrit Osmani është pjesë e aktivitetit të përforcuar diplomatik shtetëror, në pritje të Samiteve pranverore të Bashkimit Evropian.