Osmani për vizitë pune në Berlin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të takohet me Ministren e Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë, përgjegjëse për Evropën, Anna Lührmann.

Marketing

Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takime në Budenstag, edhe atë me Michael Roth, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për çështjet e BE-së. Agjenda e Ministrit Osmani, parashikon edhe takime me Këshilltarët e Kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe Jenes Plotner- për politikën e jashtme dhe Undine Ruge, për çështjet e BE-së.

Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetjen në lidhje me nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit negociues me BE. Në takim pritet që të shkëmbehen mendime edhe për dinamikën rajonale, si dhe për situatën e sigurisë së kontinentit evropian, në dritën e sfidave të reja gjeopolitike.

Nga Berlini Ministri Osmani udhëton për në Sofje.

Marketing