Osmani për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Në kuadër të vizitës së tij, Ministri Osmani do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Marketing

Përveç se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Ministri Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të BE-së. Në kuadër të vizitës, ministri do të mbajë brifing në Qendrën për Politika Evropiane me temë: Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Në lëvizje për më shumë integrim.

Vizitën e punës në Bruksel, Osmani do ta përfundojë me pjesëmarrje në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të organizuar nga misionet tona në BE dhe NATO si dhe Ambasada e vendit në Belgjikë.