Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Italisë.
Në kuadër të vizitës në Itali, Osmani do të mbajë takime me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola, si dhe me Kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin italian, Luçijano Dallfonso.
Tema qendrore e takimeve do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetja e Republikës së Italisë në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së javën e ardhshme, ndërkaq në biseda pritet të hapen çështjet lidhur me perspektivën evropiane të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe dinamika rajonale.
Vizita në Itali është pjesë e turneut evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë të metropoleve evropiane, në prag të mbledhjeve të Samitit të BE-së javën e ardhshme.