Osmani për vizitë tek maqedonasit në Shqipëri: RMV ofron mbështetje për mbrojtjen e veçorive të tyre gjuhësore dhe kulturore në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me shumë përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase dhe me përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale.

Marketing

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Osmani do të realizojë takime në Trobishte dhe Golobërdo, ndërsa më pas do të arrijë në rajonin e Pustecit.

Në Pustec janë planifikuar takime me kryetarin e Aleancës Maqedonase për Ardhmërinë Evropiane (MAEI), Vasil Sterjovski, si dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, Pali Kolevski, si dhe vizita në disa lokacione, shkolla. shtëpi përkujtimore, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për qytetarët lokalë.
Vizitën e maqedonasve në Shqipëri, Osmani e paralajmëroi dje në konferencë për shtyp në pyetjen të gazetarëve lidhur me pohimet aktuale të përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Shqipëri se po përballen me presion që të regjistrohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm të planifikuar për tetor.

Maqedonia e Veriut ofron mbështetje për mbrojtjen dhe promovimin e veçorive të tyre gjuhësore dhe kulturore në Shqipëri, përmes projekteve dhe bashkëpunimeve konkrete
Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet shqiptare dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj pakicës macionale maqedonase në Shqipëri
Janë të nevojshme përpjekje shtesë me Shqipërinë për ndryshim të regjimit të punës së pikës kufitare Xhepishtë-Trebishtë, me çka do të përmirësohej bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në këtë rajon si dhe liria e lëvizjes së popullatës lokale nga dy anët e kufirit. Kjo çështje u ngrit si një nga çështjet kyçe në interes të popullatës maqedonase në rrethinën e Golobërdos, ka deklaruar Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.