Osmani për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku do të takohet me homologun e tij turk, Mevlut Çaushogllu.

Marketing

“Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi multilateral në suaza të NATO-s dhe OSBE-së, sfidat rajonale, si dhe pasojat e invazionit rus të Ukrainës”, informojnë nga MPJ.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Osmani do të takohet edhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Hikmet Çetin, të cilit do t’i ndajë mirënjohje me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.