Osmani : Plani 18 është vazhdim logjik i planit 3-6-9 deri në fillim të negociatave

Zëvendëskryeatri i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani,  sot në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane e prezentoi planin e ri reformues, Plani 18, para përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të kryesuar nga ambasadori Samuel Zhbogar.

Marketing

Fillimisht, Osmani u shpreh i kënaqur me zbatimin e Planit 3-6-9, të valorizuar në  njërin nga raportet më pozitive për Republikën e Maqedoninisë, të shoqëruar me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave: “Qeveria është fuqimisht e përcaktuar që të mbajë   agjendën e reformave në ballë të listës së prioriteteve edhe pas përfundimit  të implementimit  Planit 3-6-9 për çka, Sekretariati për Çështje Evropiane mori për sipër hartimin e planit të ri të reformave   për vitin 2018 realizimi të cilit duhet të  përfundoj me daljen e Raportit të ri të Komisionit Evropian në fillim të vitit të ardhshëm” – deklaroi  Osmani, duke theksuar se Plani 18, i cili është ende në fazën e harmonizimit, pritet të kalojë në qeveri javën e ardhëshme, e pastaj për të do të kenë mundësi të deklarohen edhe ekspertët si dhe sektori civil nga të cilët pritet  plotësimi dhe finalizimi i tij.

“Plani 3-6-9 krijoi një bazë solide , për implemenitmin e reformave thelbësore dhe afatgjata që synojnë afrimin e shoqërisë sonë me atë evropjane, ndaj Plani 18 është vazhdimësi logjike e agjendës  reformatore të Qeverisë për koordinimin dhe ndjekjen  sistematike të  zbatimit të këtyre reformave “, tha Osmani,  duke shtuar se plani përfshinë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e raportit të Komisionit Evropian. Ai ka parasysh edhe  udhëzimet e gjashtë nismave  kryesore të Strategjisë së  Komisionit Evropian.

Zëvendëskryeministri Osmani  kërkoi nga  ambasadori Zhbogar dhe përfaqësuesit e  Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni që edhe ata të kontribuojnë me vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre gjatë finalizimit të përmbajtjes së Planit, i cili pritet të miratohet nga qeveria javën e ardhëshme. Pas kësaj Osmani pritet të qëndrojë në Bruksel për të prezantuar këtë plan edhe para  administratës së Bashkimit Evropian

Marketing