Osmani: Politikën e Jashtme që e udhëhoqa na vendosi në tryezë me më të fuqishmit

Nuk thatë se gjatë këtyre viteve ishte kulmi diplomacisë me kryesimin e OSBE-së, ku Sekretari Blinken, i vetmi Sekretar i Shtetit i SHBA-së, që hyri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së, erdhi për të uruar mënyrën se si e shpëtuam OSBE-në.

Marketing

Kështu i ka replikuar kundërkandidatëve për president të shtetit, Bujar Osmani në debatin e sotëm ku mes shumë temash u theksua edhe diplomacia.

“Kryesimi me OSBE-në, kryesimi me A5, … Forumi i Prespës për Dialog është bërë platforma më e madhe e dialogut në rajon. Krahasojeni me cilën do qoftë periudhë, një vend anëtar i NATO-s me 1.8 milionë njerëz të ulur në tryezë me vendet më të fuqishme dhe më të pasura në botë për të vendosur. Ju e dini se në skenën ndërkombëtare: “Nëse nuk je në tryezë, atëherë je në meny”. Kjo politikë e jashtme na vendosi në tryezë me më të fuqishmit”, deklaroi Osmani.