Osmani: Pres mbështetje për tregimin e suksesshëm RMV

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në takimin me shefin e diplomacisë sllovene, Miro Cerar, kërkoi mbështetje për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësoj si me ratifikimin e shpejtë të protokollit të NATO-s, të parët pas Greqisë, edhe tani në lobimin në vendet anëtare për fillimin e negociatave.

Marketing

Osmani njoftoi Cerarin edhe për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, si dhe pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit.

“Vazhdueshmëria e miqësisë mes dy vendeve, si dhe afërsia e dy popujve, më japin të drejtë të kërkoj mbështetje të fuqishme nga ana e Republikës së Sllovenisë dhe atë jo vetëm si votë për konfirmim të vendimit për fillim të negociatave në samitet e qershorit të Bashkimit Evropian, por edhe për mbështetje në promovimin e tregimit tonë edhe tek vendet tjera anëtare, promovim të tregimit të suksesshëm të Ballkanit, që gjithsesi meriton të mbështetet në interes të promovimit të vlerave evropiane në rajon. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe transformimi i tij evropian është interes i ndërsjellë i të dy vendeve që kanë dobi të drejtpërdrejtë nga siguria dhe stabiliteti në rajon”,- tha zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.