Osmani: Presim që deri në fund të vitit të mbarojë i gjithë procesi

Gjatë një bisede të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos me rastin e inaugurimit të linjës ajrore Athinë-Shkup, Osmani ndër të tjerash u shpreh se ai pret që deri në fund të këtij vitt të mbyllet i gjithë procesi i Marrëveshjes së Prespës si në vendin tonë, po ashtu edhe në Greqi.

Marketing

Të gjithë ne presim që deri në fund të vitit të përfundojë procesi dhe pastaj ai të vërtetohet edhe në Greqi. Pas kësaj jam i mendimit se do të ndodhë një shpërthim pozitiv në drejtim të mundësive dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona për të cilat do të bëhen partnerë strategjikë në rajon – tha ndër të tjera Bujar Osmani.

Marketing