Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel mbajti takim me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.
Në takim u hapën temat për progresin e vendit në dhënien e reformave të parapara në drejtim të fillimit të negociatave para aderuese me Unionin. Osmani para Eurokomisionerit Han referoi për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, reforma në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Presim Raport edhe më të mirë për progresin e vendit që do të reflektojë momentumin reformues në vend, së bashku edhe me një rekomandim i cili do të jetë bazë për konfirmim të vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani në takim. Në drejtim të njëjtë Osmani referoi edhe për aktivitetet për krijimin e trajnimeve të strukturës negociuese në vend, duke kyçur këtu edhe takimet shpjeguese të suksesshme me Komisionin Evropian, që rregullisht mbahen sipas dinamikës së paraparë.
Gjatë takimit në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini, si dhe mbajti brifing me përfaqësuesit e Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), si dhe do të merr pjesë në brifingun në qendrën më me ndikim think – tank për politikë Evropiane (EPC) në temë “Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”. Në margjinat e vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në konferencë në temë: “Siguri në EJL- siguri në Evropë” nën organizimin e fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).