Vendi nuk është larg zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, 14 ditë janë të mjaftueshme për të arritur marrëveshje nëse kuptohet rëndësia e këtij momenti, tha shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Sipas tij, formimi i qeverisë politike në Bullgari jep shpresë se do të lehtësojë procesin. Ai shtoi se vendi nuk e ka ndërprerë komunikimin edhe me qeverinë teknike dhe se për momentin po punohet në definimin e përgjigjeve të 5+1 pikave të palës bullgare. Paralajmëroi intensifikim të komunikimin në nivel të ekspertëve të të dyja ministrive të jashtme.
“Presim takim në mes ekspertëve të të dy ministrive që eventualisht ato qëndrime ti përafrojnë edhe më shumë me mundësi që të gjindet zgjidhje e caktuar, kurse pastaj përfshihet BE me propozime të kryesisë të cilat veçmë i dini dhe me atë të kompletohet e gjithë pakoja. Nëse ekziston dëshirë, nëse kuptohet rëndësia e momentit, 14 ditë janë të mjaftueshme në bazë të asaj që e kemi punuar deri tani të arrihet marrëveshja.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.
Konteksi momental për gjetje të zgjidhjes nuk do të përmirësohet në të ardhmen tha Osmani, prandaj ai vlerëson se edhe Bullgaria duhet të kupton se gjetja e zgjidhjes sa është e rëndësishme për RMV-në aq është e rëndësishme edhe për Bullgarinë. Në një intervistë për servisin publik edhe euroambasadori Gir shprehu optimizëm për hyrje të vendit në BE.
“Perspektiva evropiane i këtij vendi është shumë logjike. Maqedonia e Veriut logjikisht është në Bashkimin Evropian dhe vendi po zbaton reformat që e afrojnë drejtë BE-së. Ashtu që ato reforma duhet të vazhdojnë. Megjithatë nga ana jonë edhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që ti hapim bisedimet qasëse.”, tha David Gir, ambasador i BE-së.
Ministri Osmani tha se Këshilli i BE-së e pret vendimin e Bullgarisë që të heq veton, pasi 26 shtetet tjera veç më kanë dhënë dritë të gjelbërt. .