Osmani prezanton protokollin: Çdo vendim do të merret pas miratimit të Komisionit Historik

E pas kthimit nga Sofja, ministri i Jashtëm Bujar Osmani thirri gazetarët në brifing ku shpjegoi se Protokolli i nënshkruar sot në Sofje në formën juridike saj paraqet procesverbal i mbledhjes ku bëhet kontroll i asaj se çka është arritur dhe çka jo në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy shteteve. Sa i përket kontesteve historike sqaroi se gjithçka dot ë jetë në bazë të vendimeve të marra nga Komisioni për çështje historike arsimore. Sqaroi edhe pjesën për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe qartësimin e mospasjes të pretendimeve territoriale.

Marketing

“Tema për Komisionin historik, dy shtetet inkurajojnë Komisionin që ta përshpejtoje punën e saj dhe të arrihen rezultate të qarta në përputhje me nenin 8, alineja 2 e marrëveshjes. I kam theksuar me qëllim të dy qeveritë që të shihet reciprociteti në të gjitha masat që janë ndërmarrë. Të dy qeveritë konfirmojnë mbështetjen e tyre për punën e Komisionit dhe angazhohen të krijojnë kushte të plotë për punën e saj, e inkurajojnë që të punojë me efektivitet më të madh për të arritur rezultate konkrete të bazuar në debat shkencor me qëllim të paraqitjes së fakteve dhe ngjarjeve të historisë së përbashkët e cila i lidh të dy shtetet dhe popujt e tyre në sistemin arsimor në të dy shtetet.”- deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.