Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjendet në Poloni në Samitin në Poznan. Osmani thotë se procesi i Berlinit, hap pas hapi po i plotëson qëllimet për të cilat edhe kishte filluar – integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan TS.
“Procesi i Berlinit, hap pas hapi po i plotëson qëllimet për të cilat edhe kishte filluar – integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes lidhjes së ndërsjellë, komunikimin e përforcuar dhe bashkëpunimin e thelluar. Filloi Samiti në Poznan, i cili do të jetë edhe një hap para drejt realizimit të prioriteteve të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit” ka shkruar Osmani.
Osmani gjithashtu dje na dha lajme të mira nga Polonia edhe atë:
Aprovimin e tre aplikacioneve të Sekretariatit për Çështje Evropiane në vlerë prej 42 milion euro për tre projekte:
Shkup Bllace 27 milion euro
pika e përbashkët kufitare Tabanoc 2.5 mil
interkonekcioni i gazit – 13 milion euro
Takimi i radhës i procesit te Berlinit për herë të parë në Ballkan edhe atë pikërisht në Shkup. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, nikoqir te samitit te ardhshëm të procesit të Berlinit pas Berlinit, Parisit, Vjenës, Triestes, Londrës dhe Poznanit!.