Osmani: Procesi i zgjerimit të BE-së nuk ka alternativë

Procesi i zgjerimit të BE-së nuk ka alternativë. Dhe kur them nuk ka alternativë nuk mendoj vetëm për ju për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për ata shtetet e BE-së. Pa dallim të sfidave me të cilat jemi përballur, pa dallim të konjukturës aktuale politike, procesi i rrumbullaksimit dhe kompletimi i BE-së është i pandryshuar dhe prandaj këtu nuk shtrohet pyetja nëse, por kur.

Marketing

Këtë e porositi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Podgoricë me nikoqirin e tij dhe kolegun malazez Gjorgje Radulloviq.

“Procesi i zgjerimit të BE-së, ose të shprehem më saktë- rrumbullakimi ose bashkimi i kontinentit në një aleancë të vetme – nuk ka alternativë. Kur bëhet fjalë për anëtarësim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, nuk parashtrohet pyetja a do të anëtarësohemi, por si dhe kur!”, theksoi Osmani.

Në kontekst të kësaj teme, shtoi ai, ne Malin e Zi e shohim si një shembull të bukur, prijës real në procesin e negociatave dhe përafrim drejt BE-së. Më herët si prijës i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot si shef i diplomacisë vazhdoj me këmbim të informacioneve dhe me ambicie të marrim sa më shumë përvojë malazeze në procesin e negociatave me BE-në që të përgatitur ta presim fillimin e negociatave, theksoi Osmani.

“Duke marrë parasysh progresin dhe gatishmërinë, mendoj se Maqedonia e Veriut duhet të kishte filluar negociatat gjatë presidencës gjermane vitin e kaluar dhe e konsideroj këtë dështim të paktën një dështim të përbashkët të BE-së, megjithëse ishte një mesazh i fortë që shkaktoi zhgënjim të thellë, por prapë se prapë nuk na dekurajoi dhe siç mund ta shihni, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në idenë evropiane në Ballkan dhe në perspektivën evropiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit,” tha Osmani.

Ai u përqendrua edhe në, siç tha ai, mesazhet inkurajuese nga presidenca portugeze me BE-në në lidhje me fillimin e negociatave me Unionin.

“Gjithashtu, këtu në Podgoricë me aleatët tanë të NATO-s i hapim temat për bashkëpunimin tonë dhe për aleancën tonë të ardhshme, që është BE-ja. Ne kemi mesazhe inkurajuese për zgjerimin nga përfaqësuesit e lartë të Portugalisë, ndjek presidencën e Sllovenisë në gjysmën e dytë të vitit, e cila nuk është vetëm një fqinj i drejtpërdrejtë në rajon, por gjithashtu një vend që është një mbështetës i fortë i procesit të zgjerimit”, theksoi Osmani.

Ai shprehu pritjen që pandemia të zvogëlojë intensitetin e saj në mënyrë që këtë vit të jemi në gjendje të rigjallërojmë iniciativat rajonale të cilat, për fat të keq, sipas tij, për shkak të kësaj krize duhej të hynin në plan të dytë.

Ai theksoi se Mali i Zi ka qenë dhe mbetet miku dhe aleati ynë i mirë dhe miqësia midis dy vendeve tona nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por edhe një trashëgimi për brezat që do të vijnë.

“Besoj se po vijnë kohëra më të mira, rinovim ekonomik, zhvillim i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal dhe suksesi i vërtetë i perspektivës evropiane të rajonit”, tha Osmani, duke i dërguar ftesë për vizitë kthyese homologut të tij malazez Raduloviq.

Marketing