Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili gjendet në Bruksel bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov pas takimit me e Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg thotë se u realizua ëndrra e madhe prej shumë dekadash dhe tani më Maqedonia është pjesë e NATO-s.
“Realizojmë ëndrrën tonë prej dekadash: Bëhemi anëtare e 30-të e aleancës NATO-s! Kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë sonë, por edhe një shprehje e qartë e përcaktimit tonë për parimet dhe vlerat perëndimore!”ka shkruar Bujar Osmani pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.