Osmani: RMV i ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë ekskluzive në edicionin e lajmeve në TV21 ka folur për raportin që u publikua sot pasdite nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Ka vlerësuar se ky Raport ka konstatuar progresin e vendit në realizimin e reformave dhe se janë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

I pyetur për kritikat që janë notuar në këtë raport që kryesisht ndërlidhen me ngecjen e reformave në administratën publike dhe gjyqësor, Osmani vlerësoi se në këto fusha nuk mund të ketë reforma për një vit.

Marketing