Ballina Aktuale Osmani: RMV-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejta...

Osmani: RMV-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut. Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Marketing

Në mesin e vendeve që kanë mbështetur pezullimin është edhe Maqedonia e Veriut. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shkruar në Twitter se “Maqedonia e Veriut dënon shkeljet flagrante dhe sistematike të të drejtave të njeriut”, duke publikuar listën e vendeve që votuan pezullimin e Rusisë.

Ndryshe Rusia u pezullua pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Marketing
Exit mobile version