Osmani: Rrjeti i ekspertëve i OSBE-së,edhe një përcaktues i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vendosi edhe një tjetër pikë referimi në ndërtimin e marrëdhënieve me shoqërinë civile përmes krijimit të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së. Ky rrjet ka për qëllim t’i eksplorojë trendet e shumta dinamike të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropë dhe rolin kyç që e kanë organizatat të tilla si OSBE-ja dhe Think tanket në formësimin e politikave në këtë fushë kritike.

Marketing

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ngjarjen e sotme të organizuar në kuadër të Kryesimit të OSBE-në – Parashikimi strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, që mbahet në Shkup.

“Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, kanë model për konsultim dhe bashkëpunim me Think tanket të cilat mund t’i ndajmë. Në një model që paraqet pikë formale për konsultime dhe dialog për zhvillimin e politikave, që ofron mundësi të rregullta për takime ndërmjet politikëbërësve dhe hulumtueseve të politikave, dhe në model që shërben si platformë për shkëmbimin e ideve, të dhënave dhe analizave”, theksoi Osmani.

Siç tha Osmani, pjesëmarrësit në Rrjetin e Ekspertëve të OSBE-së do të fokusohen në disa çështje që ndikojnë në sigurinë, siç janë kërcënimet dhe sulmet kibernetike dhe forcimi i gatishmërisë për reagim të duhur.

“Kjo përfshin forcimin e infrastrukturës, rrjeteve të komunikimit dhe mekanizmave për t’iu përgjigjur formave të ndryshme të kërcënimeve, pavarësisht se a dalin nga katastrofat natyrore, sulmet kibernetike apo nga lufta hibride”, tha Osmani.
Por, OSBE-ja nuk mund ta bëjë këtë e vetme dhe për këtë arsye në masë të madhe bashkëpunon dhe mbështetet në përvojën dhe ekspertizën e think tankeve që kontribuojnë në përmirësimin e politikave që sillen dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, shtoi Osmani.

“Think tanket shërbejnë si vëzhgues të pavarur, duke ofruar vlerësime të efektivitetit dhe ndikimit të politikave dhe iniciativave të OSBE-së.” OSBE është një organizatë e hapur dhe transparente, vlerëson çdo opinion dhe dëgjon të gjitha palët e interesuara. Bashkëpunimi ndërmjet think tankeve dhe OSBE-së përmes këtij rrjeti ekspertësh, si dhe në projekte apo iniciativa specifike kërkimore do të jetë dëshmi e raportit mes të dyjave. Ky partneritet do ta përmirësojë cilësinë dhe thellësinë e analizave të paraqitura para vendeve pjesëmarrëse dhe organeve të ndryshme, do të përmirësojë politikat dhe do të rrisë nivelet e hulumtimit dhe në fund do të përmirësojë jetën e njerëzve”, tha Osmani.

Duke ndjekur moton bazë të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në “FjalaËshtëPërNjerëzit”, Osmani në kuadër të Kryesimit me OSBE-në ka caktuar përfaqësues special për organizatat joqeveritare të kryesuesit të OSBE-së, Andreja Stojkovski.
Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tankeve.