Osmani: Sekretariati për Çështje Evropiane do ti ndihmojë Institutit për Shëndet Publik në rritjen e kapacitetit për testim, me qëllim të shpejtë të lehtësimit të masave restriktive

Jam sot në vizitë në Institutin për Shëndet Publik dhe laboratorisë virusologjike pran këtij instituti në një bashkëbisedim me virusologët por edhe me epidemiologët përshirë edhe Kryetarin e komisionit për sëmundje ngjitëse dhe drejtorin Memeti, fillimisht iu falënderova institutit të punësuarve, në emër të Qeverisë dhe në emër të qytetarëve për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë gjatë kësaj periudhe Instituti ishte shtylla kryesore e Qeverisë në luftën kundër pandemisë nëpërmjet testimeve profesionale ata mundësuan që ne këtë situatë ta vejmë pothuajse në kontroll.

Marketing

Sot biseduam për mundësinë e shtimit të kapaciteteve për testim të këtij Instituti dhe ajo që bëjmë ne si Sekretariat për Çështje Evropiane për ti shtuar këto kapacitete, rritjen e kapaciteteve për testime veçanërisht e nevojshme në kushte kur Qeveria po planifikon nesër të hap debatin për lehtësimin e masave restriktive në kushte kur planifikohet hapja graduale e bizneseve ose zëvendësimi i masave të forta me masa më të buta kjo domosdo duhet paralelisht të shkojë edhe me rritje të kapaciteteve për testime me qëllim të aftësisë për testim izolim detektim dhe izolim të gjithë atyre të cilët mund të paraqiten si raste të reja, me qëllim të kontrollojmë situatën edhe në kushte të normalitetit të rij që duhet ti rikthehemi gradualisht.

Biseduam gjithashtu edhe në përgjithësi për gjendjen epidemiologjike për dallim nga ditët tjera sot ka një rritje të numrit të konfirmuarve diku 10% nga numri i të testuarve tani duhet këto numra ti verifikojmë disa ditë me radhë që të kemi një trend dhe në bazë të kësaj të marrim vendime të reja.

Biseduam edhe për zgjedhjet dhe se cili është vlerësimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse për mbajtjen e zgjedhjeve, Komisioni do të del me kritere precize se cilat duhet të plotësohen që zgjedhjet të jenë më pak të rrezikshme për shëndetin kolektiv dhe individual të njerëzve se si duhet të plotësohen kriteret bazike të distancës fizike mbrojtjes personale e kështu me radhë, e pastaj politika do të vlerëson se a ka logjikë dhe a mund të mbahen zgjedhjet në kushte të tilla dhe kurë ato duhet të mbahen, qëndrimi i jonë mbetet i tillë se duhet një vendim nga Komisioni se a ka rrezik për shëndetin e njerëzve nëse organizohet procesi zgjedhor dhe vendimet politike të bazohen në bazë të vlerësimeve profesionale të epidemiologëve