Osmani, Shekerinska e Sugareski në takim në shtabin e krizës të Prilepit

Zëvendëskryeministri dhe koordinator kryesor i shtabeve të krizës të njësive të vetëqeverisjes lokale të mbrojtjes nga Kovid 19, Bujar Osmani dhe ministrat e Mbrojtjes dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Radmila Shekerinska dhe Goran Sugareski sot do të realizojnë takim me përfaqësues të shtabit lokal në Prilep.

Marketing

Me 14-të rastet e reja, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Prilep dje arriti në 72 raste. Prej tyre dy të tretat janë popullatë e aftë për të punuar, ndërsa të tjerët janë mbi 60 vjeç dhe fëmijë. Janë infektuar edhe gjashtë infermiere.

Për shkak rritjes rapide të të infektuarve, kryetari i komunës së Prilepit Ilia Jovanoski kërkoi masa të shtesë të përforcuara për qytetin dhe të përfshihet edhe armata, ndërsa kompanitë ku ka të infektuar të mos i hapin kapacitetet derisa shërbimet profesionale nuk e lejojnë këtë.

Pjesëtarët e armatës, sipas autoriteteve të qytetit, janë të nevojshme t’i ndihmojnë policisë që të mos ketë grumbullime të njerëzve para marketeve, bankave, në tregje, sepse të gjithë nuk ju përmbahen masave.