Osmani: Shkupi po bëhet qendër ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare

Me takimin e paraditës së Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Shefave të Shteteve dhe Qeverive, pasdite në Shkup, Maqedonia e Veriut rrumbullakson kryesimin njëvjeçar me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore – PBEJL.

Marketing

Qendra e Shkupit që nga mëngjesi ka qenë i bllokuar për trafikun për shkak të mbërritjes së përfaqësueve të 13 vendeve pjesëmarrëse të procesit.

Në fjalimin e tij ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se Shkupi po bëhet qendra rajonale e shpëtimit të organiztateve ndërkombëtare.

“Para disa muajve shpëtuam OSBE-në sot e zgjodhëm shefin e ri të Seecp. Kjo do të thotë se jemi shëndruar në qendër rajonale ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare” – tha Osmani.

Ai gjithashtu tha se nuk pret shkelje të marrëveshjes së Prespës.