Osmani shpalos emrat e ambasadorëve të ri në Bruksel, Paris e Podgoricë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur tre ambasadorë të rinj. Osmani tha se ambasador i ri në misionin e fundit të BE-së në Bruksel është përzgjedhur Zufi Ismaili, i cili është diplomat në karrierë, Viktor Dimovski pritet të jetë ambasadori ri për në Francë-Paris, ndërsa Zekir Ramçiloviq pritet të shkojë në Podgoricë-Mal të Zi.

Marketing

“Kemi edhe tre emra të rinj, megjithatë ata janë në fazë kur presim agreman, me vendim të Qeverisë ditëve të fundit, por megjithatë emrat e tyre nuk do të mundem t’i komunikojë sepse duhet të përfundojë procedura e marrjes së agremanit. Bëhet fjalë për ambasadorin e ri në Bern, konsullin e përgjithshëm në Munich dhe konsullin e përgjithshëm në Toronto”, tha Osmani.

Marketing