Osmani: Shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjeve të viktimave, shpresojsë për shërim të shpejtë të të lënduarve

Pas tërmetit katastrofal që këtë mëngjes goditi Shqipërinë, zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani për,es profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij dhe shpreson se të lënduarit do të shërohen shpejtë.

Marketing

Ja postimi i Osmanit

Sot bashkëkombasit tanë në Shqipëri u zgjuan të ballafaquar me një fatkeqësi të madhe. Krahas dëmit të madh material, tërmeti katastrofal veç më mori edhe viktimat e para për çka dua të shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjeve të tyre, dhe njëherit të shpreh edhe shpresë për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Si Qeveri veç më jemi në komunikim me Qeverinë e Shqipërisë dhe vendosëm në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për ndihmë eventuale dhe mbështetje të Shqipërisë mike, dhe qëndrojmë në dispozicion për reagim të shpejtë kurdo që kjo të jetë e nevojshme dhe të kerkohet.