Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely zotohet sërish se në janar Komisioni Evropian do ta parashtrojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, në mënyrë që negociatat për anëtarësim të jenë të parashikueshme dhe kredibile. Pas takimit me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Bruksel, Varhely theksoi se qëndron pas rekomandimit të KE-së për fillim të negociatave me Shkupin në pranverë. pas rekomandimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që vazhdojnë reformat dhe projektet IPA. Në janar do ta parashtrojmë metodologjinë e rishikuar, në mënyrë që negociatat t’i bëjmë më kredibile, të parashikueshme dhe dinamike- deklaroi Oliver Varhelyi, Euro-komisar për zgjerim.
Zv/kryeministri, Osmani e vlerësoi takimin si konstruktiv, pas çka sipas tij, është reale shpresa për fillim të negociatave në mars.
Më informoi se pritet në janar Komisioni të formulojë një metodologji të re, e cila del nga nisma franceze dhe nga nisma e vendeve të tjera anëtare… Prezantova planet e Qeverisë për reformat deri në mars, kryesisht miratimin e Ligjit për prokurorinë publikë dhe përgatitjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike- deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Osmani shtoi se me Varhelyn kanë biseduar edhe për Ligjin për gjuhët dhe se euro-komisari ka mbështetur planin e Qeverisë që rekomandimet e Komisionit të Venecias t’i implementojë përmes plan-veprimeve konkrete dhe përmirësimit të kapaciteteve në institucione.