Osmani: Shqiptarët dhe Maqedonia prej tani janë në NATO

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, sonte në një intervistë për “TV Klan Maqedoni” ka folur për ndryshimet kushtetuese. Ai ka thënë se e premtja përcaktoi kufijtë e NATO-s, kufijtë e familjes perëndimore dhe veri-atlantike.

Marketing

“Dimensionet e ditës së premte nuk mund ti vlerësojmë tani se është shumë herët, por ata ti vlerësojmë pas dhjetë viteve, rëndësinë dhe për të garantuar stabilitetin zhvillimin ekonomik të rajonit. Ju tregoj se aty nuk përfundoi, atë dit u hap procesi cili duhet të zgjatë deri në fund të vitit i cili ka edhe dy votime tjera në Parlament, dhe ne mund të fillojmë të festojmë prej tash se shqiptarët janë në NATO dhe Maqedonia është në NATO, dhe asnjëherë nuk do të jetë nën ndikimin rus dhe e forcave tjera gjeo-politike, sepse gjithmonë u’a kemi pa sherrin”, ka deklaruar Osmani.

Marketing