Osmani: Shqiptarët në Maqedoni e kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka

epa09021016 North Macedonia's Foreign Minister Bujar Osmani talks during the press conference with Serbian Foreign Minister Nikola Selakovic (not pictured) in Belgrade, Serbia, 18 February 2021. Foreign Minister Osmani is on an official state visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka qenë i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku foli për disa çështje.

Marketing

Ndër të tjera, Osmani u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka këtë, njofton Klankosova.

Ai u shpreh se kanë edhe gjuhën zyrtare dhe siç u shpreh, të gjitha institucionet janë mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet.

“Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka flamurin kombëtar zyrtar”.

“Ne e kemi atje, si shtet i vetëm në botë që ka flamur zyrtar, flamur që e ka edhe një shtet tjetër, ne kemi gjuhën zyrtare, të gjitha institucionet janë tani mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet”, u shpreh ai.