Ministri i punëve të jashtme Osmani tha përurimi i përmendores për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan nuk paraqet kontest dhe se i njejti është organizuar nga komuna e Likovës dhe ata kanë qenë vetëm të ftuar. Osmani mohoi zërat se përmendorja është vendosur pa respektuar procedurat ligjore.
“Ngjarja e djeshme në Likovë nuk ishte aktivitet partiak. Ishte një aktivitet i komunës së Likovës, me çka sipas informatave të mia autoritetet komunale i kanë ndjekur të gjitha procedurat për ndërtimin e kësaj përmendore. Ne ishim të ftuar te kryetari dhe nuk shoh asgjë të diskutueshme në atë pjesë.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Kulla përkujtimore në Likovë u përurua me rastin e shënimit të 21 vjetorit të shpalljes së Zonës së lirë të Karadakut dhe fillimit të luftës së vitit 2001.