Osmani: Sllovenia është mbështetësi ynë i fortë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në Bratisllavë, ka takuar edhe homologun e tij slloven Anzhe Logar.

Marketing

Pas takimit, ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anzhe Logar, bëri të ditur se Sllovenia do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës me BE-në në gjysmën e dytë të vitit.

“Patëm bisedë cilësore me kolegun tim, mendoj se u mbarua një punë e mirë gjatë presidencës portugeze dhe e informova kolegun tim se gjatë presidencës tonë me BE-në Sllovenia do të jetë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor”. tha Logar.

Osmani theksoi se edhe tani po punohet për Samitin e qershorit, por nëse dështon është punë e mirë pasi që Sllovenia do të kryesojë me presidencën e BE-së.

“Përfitova nga rasti për të prezentuar situatën me fillimin e negociatave, se po punojmë shumë për Samitin e qershorit edhe pse na ka mbetur edhe shumë pak kohë, punojmë së bashku me Bullgarinë, por edhe brenda BE-së, duke folur për propozimin maqedonas. Nëse dështon, egzistojnë shpresa pasi që kryesuese do të jetë Sllovenia, një mik i fortë i Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Marketing