



Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Bruksel është takuar me homologun e tij bullgar, Svetlan Stoev, përcjell TV21. Në takim mes tjerash është biseduar edhe për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Përshëndetëm gatishmërinë për intensifikimin e punës së Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me shpresën se Komisioni në periudhën e ardhshme do të gjejë mënyra për të arritur rezultate konkrete, që janë në interes të të dyja palëve. Deri në mbajtjen e takimeve kryesore të BE-së në dhjetor, presim që kontaktet të intensifikohen përmes formave ekzistuese të takimeve, për të gjetur zgjidhjet më të mira në interes të arritjes së hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Osmani pas takimit me kryediplomatin bullgar Stoev.