Osmani: Suksesi i reformave do të vendoset për kontroll në takimin e ardhshëm të ksa-së në bruksel

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt mbledhja e 42-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE), të cilën e udhëhoqi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Në takim u hapën temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të vendit në lidhje me statusin e zbatimit të Planit 18, dinamikën e ardhshme dhe statusin e realizimit të reformave të duhura, misionet vlerësuese dhe detyrimet e që dalin pas konkluzioneve të tyre, aktivitetet për rrjedhën e skriningut shpjegues dhe sfidat me të cilat ballafaqohet  struktura negociuese, si dhe revizioni i NPAA-së 2019-2021 dhe absorbimi i IPA-s.

Marketing

“Në mbledhjen e parë këtë vit kërkova mobilizim në përgjithësi të administratës për realizimin e reformave, dhe ajo shtypje dha rezultate – Plani 18 po realizohet me dinamikën e pritur, ndërkaq institucionet japin optimumin e tyre” theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të seancës, pas së cilës iu referua realizimit të deritanishëm të reformave në fushat kyçe: reforma në  shërbimet e sigurisë, gjyqësorit, reforma në administratën publike.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahet këtë muaj në Bruksel,  do të bëjmë seksion monitorues për suksesin e implementimit të reformave, dhe në këtë drejtim kërkoj fokus të veçantë nga administrata drejt finalizimit të reformave, për në Bruksel të paraqitemi me dritë më të mirë të mundshme, me rezultate më tepër të realizuara pas nesh”, potencoi Osmani në mbledhje.

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trupin më të lartë administrativ të Qeverisë në të cilën anëtarësohen Sekretarët Shtetëror të Ministrive, Kryesuesit e Nën- komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.