Zv/kryeministri, Bujar Osmani sot priti në takim ambasadorin e Çekisë, Miroslav Toman.
“Çekia me siguri është shembulli më i mirë si vend që pati sukses të kalojë nëpër procesin e tranzicionit me më së paku pasoja, dhe vend që realizoi suksesin më të madh në procesin e përafrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo përvojë paraqet vetëm një shtytje më shumë për ne, në realizimin e ambicieve tona për anëtarësim në BE, si dhe në drejtim të realizimit të perspektivave që pasojnë. Brifing i mëngjesit me Miroslav Toman, ambasador i Republikës së Çekisë në Maqedoni” ka shkruar Osmani