Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani realitoj takim me Drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski dhe zëvendës Drejtorin Ilmi Selami.
‘Biseduam për koordinimin ndërinstitucional dhe për kyçjen e Përfaqësive Diplomatike Konsullore në proces, me qëllim të informimit dhe organizimit pa pengesa të procesit të ardhshëm të regjistrimit, si dhe regjistrimin e popullatës jorezidente. Regjistrimi garanton politikë demokratike, të drejtë dhe të qëndrueshme, që buron nga qytetarët dhe është e dedikuar për qytetarët-thotë Osmani.