Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Marketing

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanon.

Bëhet e ditur se Osmani e Barbano folën në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimin e ligjit, ku theks të veçantë pati situata në veri në vijën kufitare me Serbinë.

“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillë dhënie”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin.

Marketing