Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale, sot ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së, Angela Ageler. Osmani shkruan që ambasadorja të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tashmë ka filluar të sjellë rezultate, duke avancuar kështu partneritetin dhe aleancën strategjike shumëvjeçare në kuadër të Aleancës së NATO-s. Presim që të vazhdojë edhe më tutje mbështetja amerikane për zhvillimin demokratik të vendit dhe procesin e integrimit europian, si një investim i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e përgjithshëm rajonal”, ka shkruar mes tjerash Osmani.