Osmani takoi Gençovskën, MPJ: Bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë nesër

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot ministri Bujar Osmani dhe homologja e tij nga Bullgaria, Teodora Gencovska kanë realizuar takim pune, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se në takim u dënua ashpër incidenti në Manastir, ndërsa theksojnë se të dy Ministritë do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të përbashkëta dhe t’i avancojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Marketing

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, në funksion të vazhdimit të dialogut ndërmjet dy Ministrive për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe për ta avancuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme dhe do të intensifikohen edhe më tej në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjes reciproke për realizimin e synimit të përbashkët – avancimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ.

Marketing