Osmani takon Kulebën: Agresioni rus, tentim serioz për të rrënuar themelet e sigurisë në rajon

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ndodhet në vizitë zyrtare në Ukrainë. Ai ka vizituar edhe qytetin më të goditur nga agresioni rus mbi Ukrainë, luftime që kanë filluar tre muaj më parë, ku vetë ai thekson se 79 për qind e qytetit është i shkatërruar. Osmani është takuar edhe me homologun e tij ukrainas, Dmitro Kuleba, ku i ka thënë këtij të fundit se shihet qartë se agresioni rus paraqet tentim serioz për të rrënuar themelet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Marketing

Osmani, vijon më tej, se liria e Maqedonisë së Veriut dhe e secilit vend evropian sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton të gjithë respektin, ndihmën dhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Takim me kolegun 🇺🇦 Dmitro Kuleba.
🟡 Agresioni rus paraqet tentim serioz për të rrënuar themelet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale.
🟡 Liria e Maqedonisë së Veriut dhe e secilit vend evropian sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina e meriton të gjithë respektin, ndihmën dhe mbështetjen tonë.