Pas Samitit të Kryetarëve të shteteve dhe Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryediplomati Bujar Osmani sot në Dibër ka vizituar të rinjtë e qytetit, për t’u njohur prej së afërmi me kërkesa e tyre, por edhe vizionin rinor sa i përket eurointegrimeve.
Në rrjetin social facebook, i pari i Diplomacisë, Bujar Osmani ka shkruar:
Plot entuziazëm, vullnet dhe reflektim në mesin e të rinjve të Dibrës. Diskutime konstruktive, me vizion të qartë- rrugëtimi eurointegrues dhe roli i ri i vendit në skenën ndërkombëtare. Mbetet itinerar i BDI-së zëri i rinisë.
Osmani në Dibër është pritur nga kryetari i Degës së BDI-së në Dibër Artin Spahiu.
Ministri muaj më parë është takuar edhe me të rinjtë e Strugës. Kujtojmë se, edhe në Samitin e Berlinit ndër temat e shtruara ka qenë rinia si forcë kryesore e integrimit dhe përfshirja e këtij grupi në proceset evropiane.