Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj statusit të Arben Taravarit. Sipas Osmanit një funksionar nuk duhet të turpërohet nga populli e në veçanti nga banorët e komunës të cilën e drejton.
Postimi i plotë:
Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së kryetarit të komunës?
Nuk është çështja koleg pse unë marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit për kanalizim në Gostivar, por pse ti nuk je aty.
Arroganca që e reflekton nuk e mbulon turpin e vërtetë që keni lënë qytetarët e Gostivarit pa kanalizim e infrastrukturë bazike.
Projektet tuaja nuk shihen fare, dhe asnjëherë nuk u pamë në teren me njerëzit, me çizme në këmbë duke zgjidhur nevojat komunale të qytetarëve.
Jo, se është nën nivelin tuaj.
Nga ana tjetër u shohim shpesh në Shkup duke promovuar kandidatët e VMRO-s?!?
Nuk bën ashtu kolegë. Pavarësisht çfarë detyre bën, mjek, politikan, kryetar komune nuk bën me u turpnu prej popullit.
Me fat fushata
#vojvodë