Osmani: Të gjendet konsensus për zgjedhjet në fillim të korrikut

Osmani: Të gjendet konsensus për zgjedhjet në fillim të korrikut
Osmani: Të gjendet konsensus për zgjedhjet në fillim të korrikut
Publikuar 13:30 14 Qershor, 2020
YOU MAY LIKEMgid

Marketing

Get Up To $5000 To Your Live Account!
InstaForex
Zgjedhjet sot na duhen shumë më shumë se sa në dhjetor të vitit të kaluar, kur me konsensus vendosëm se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Por njëkohësisht zgjedhjet kanë kuptim vetëm nëse qytetarët me të vërtetë kanë zgjedhje që t’i zgjedhin përfaqësuesit të cilët do t’i përfaqësojnë në parlament, theksoi në konferencën e sotme për media funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

“Demokracia nuk njeh garë politike në të cilën
ju garoni vetë. Pa pjesëmarrjen e faktorëve përkatës politik, zgjedhjet në këto kushte do të jenë thjesht një krizë e re politike, e cila tek ne, më tej, sipas ndonjë rregulli, shndërrohet në një krizë institucionale, dhe më pas bëhet kërcënim për një krizë të mundshme sigurie. Do të ishte jashtëzakonisht e papërgjegjshme ta lejojmë këtë”, tha Osmani.

Osmani potencoi se duhet të shfrytëzohet kjo ditë, duke i lënë taktikat partiake dhe politike që të gjendet konsensus për zgjedhje në fillim të korrikut.

“Mendoj se dallimet janë të vogla mes partive politike dhe është çështje ditësh. Nuk guxojmë të lejojmë që shteti të hyjë në krizë të thellë politike për shkak të dallimit prej dy-tri ditë më herët ose më vonë”, tha Osmani.

Ai tha se sot po përballemi me një sfidë të re si ta rrumbullakojmë këtë situatë të panatyrshme, pa shkaktuar një krizë të re politike, të cilën,
përsëris se vërtet nuk e kemi të nevojshme! Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë edhe fund i kërcënimit të epidemisë dhe i nevojës për tu ballafaquar në mënyrë efektive me pasojat e pandemisë, por përkundrazi, kemi nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, dhe një shumicë politike që do të marrë plotësisht përgjegjësinë për të gjitha sfidat që qëndrojnë para nesh.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që po qëndron para sfidës së ballafaqimit me pandeminë, por edhe para fillimit të shumëpritur të negociatave, që pritet të fillojnë diku para fundit të këtij viti. Për momentin, ato paraqesin prioritetin më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik të vendit, për çka gjithsesi, të paktën në mënyrë deklarative, kemi formuar konsensus. Nuk ka asgjë të zgjuar në atë që, projektin më të rëndësishëm për qytetarët të rrezikojë, vetëm për shkak të papjekurisë politike, për shkak të dinakërive politike dhe taktikave
partiake, duke i vendosur interesat partiake përpara atyre strategjike.Dua të paralajmëroj për pasojat e këtij jo-serioziteti politik, sepse akoma ka mundësi, ka mënyrë, që të mos u përgatisim qytetarëve dhe
vendit një paqëndrueshmëri të re politike, në një kohë kur pikërisht stabiliteti është arma jonë më e fortë. Pres që sot të gjithë faktorët politikë të tregojnë qëndrimet dhe propozimet e tyre se si ata mendojnë se duhet t’i japim fund kësaj situate të jashtëzakonshme”, tha Osmani.

Ai iu bëri thirrje liderëve të partive politike që t’i ngrijnë taktikat zgjedhore dhe t’i japin prioritet seriozitetit në të cilin gjendemi.