Osmani: Të votojmë njëherë ndryshimet kushtetuese, pastaj shkojmë në opozitë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se nëse opozita maqedonase kërkon me çdo kusht që BDI-ja të mos jetë pjesë e qeverisë në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, ai tha se ata janë të gatshëm të bëjnë një hap mbrapa duke kaluar në opozitë, por me kusht që si fillim të votohen ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbahet kornizës negociuese me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese t’i miratojë para se të nisin bisedimet për kapitujt, por Qeveria mbetet e hapur të bisedojë me opozitën për të gjitha modalitet lidhur me zbatimin e këtij detyrimi të rëndësishëm.

Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

Kjo marrëveshje, që paraqet edhe kornizën e bisedime me BE-në, është miratuar më 16 korrik të vitit të kaluar dhe më pas ishte mbajtur seanca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por bisedimet për kapitujt kushtëzohen me miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Marketing