Osmani: Tejkalohet problemi i diasporës për dhënien e dokumenteve të udhëtimit

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani së bashku me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski sot bënë promovimin e projektit për instalimin e stacioneve bazë nëpër përfaqësitë konsullore dhe diplomatike. Ministri Osmani, gjatë prezantimit të projektit, u shpreh se çdo takim me qytetarët ankesa e parë ka qenë vështirësia për marrjen e dokumenteve të udhëtimit.

Marketing

“ U drejtohem qytetarëve tanë në diasporë, me të cilën gjatë çdo takimi ankesa e parë ka qenë vështirësia për marrjen e dokumenteve të udhëtimit, për shkak pritjeve të gjata të cilat mesatarisht kanë qenë ndërmjet 4 deri në 5 muaj, ndonjëherë 6 deri 9 muaj nëpër disa përfaqësi konsullore dhe diplomatike. Deri më tani kemi funksionuar me sistem të tillë që një herë në vit ose dy herë varësisht prej nevojave diplomatë nga MPJ bashkë me pajisjen nga Shkupi janë nisur për në ndonjë përfaëqsi konsullore dhe në ato dy tre ditë të cilët kanë qëndruar atje qytetarët është dashur të mblidhen dhe të vijnë të fotografohen ose të marrin pasaportat dhe pastaj të presin me muaj të tërë që ekipi të kthehet në Shkup dhe të përpunohen dokumentet dhe të kthehen atje dhe t’ju dorëzohen. Ajo që po bëjmë tani është se në çdo përfaqësi konsullore, diplomatike do të kemi stacionet bazë, stacione mobile dhe tani nuk do të kemi 3 ditë në vit për fotografim për pasaportë por çdo ditë e punës do të jetë mundësi që qytetarët të nxjerrin dokumentet e udhëtimit”, deklaroi Osmani.

Postimi i plotë:

✅ Përfundimisht, tejkalohet problemi shumë-dekadësh i diasporës sonë për dhënien e dokumenteve të udhëtimit. Me vendosjen e këtyre stacioneve bazë në Ambasadat e 🇲🇰 shërbimi në fjalë, lehtësohet dhe shkurtohet për këtë kategori të qytetarëve tanë.

👉 Sot, së bashku me MPB, Oliver Spasovski i promovuam stacionet bazë dhe mobile për përpunimin dhe dorëzimin e pasaportave qytetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

👉 Praktika e mundimshme, e deritanishme , e cila zgjaste me muaj të tërë, tani lehtësohet dukshëm- Pranimi i kërkesave për dokumente të udhëtimit do të zhvillohet në bazë ditore, në Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore, me çka kjo periudhë nuk do të zgjasë më shumë se 15 ditë për përpunimin dhe dhënien e pasaportave.

👉 5 ekipe të përbëra nga të punësuar në MPJ filluan instalimin e stacioneve bazë dhe mobile në ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë së Veriut, të cilat konsiderohet se kanë më së shumti njerëz dhe nevojë për këto shërbime. Stacionet bazë do të instalohen në Mynih, Bon, Berlin, Bruksel, Bern, Vjenë, Lubjanë, Venecia, Londër, Stokholm, Nju Jork, Çikago, Toronto dhe Melburn.