Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ka quajtur dezinformata raportimet se Teuta Arifi është refuzuar si propozim për ambasadore në Ankara. Osmani siguron se asnjëherë nuk ka pasur propozim as mendim të tillë.
“Asnjëherë nuk ka pasur propozim për Teuta Arifin për Ankara, asnjëherë nuk ka pasur as mendim, ndërsa dje jo vetëm se mediume më të vogla, mediume mainstream, që krijojnë mendimin publik, në bazë të të cilave njerëzit krijojnë përshtypje për proceset e thanë këtë pa kërkuar aspak qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani konfirmoi se ka pasur mendime për dërgimin e Arifit në Bruksel, por që asnjëherë nuk është menduar si propozim për në Uashingron.
“Do të thotë asnjëherë nuk ka pasur as mendim as propozim për Ankara, e le më refuzim. Asnjëherë nuk ka pasur propozim për Teuta Arifin për Washington që të refuzohet, asnjëherë nuk ka pasur propozim të formalizuar për Teuta Arifin për në Brukesel. KA pasur mendime, por asnjëherë propozim të formalizuar që të dërgohet në Bruksel”, tha Osmani.